Diagnostikimi i problemeve me figurën
Nëse has ndonjë nga problemet e mëposhtme ndërkohë që përdor produktin, kontrollo si vijon: produkti mund të mos ketë asnjë problem.
Nëse përdor dekodues, fike dhe rindize.
Sigurohu që dekoduesi të jetë lidhur në rregull me televizorin.
Thotë se nuk ka sinjal në ekran.
Kontrollo që antena ose kablloja e lidhur me pajisjen e jashtme të jetë e lidhur siç duhet me televizorin.
Shkoni në Zgjedhja e hyrjesZgjedhja e hyrjes për të zgjedhur burimin e lidhur.
Kontrollo nëse është e ndezur pajisja e jashtme, si p.sh. dekoduesi apo luajtësi për “Blu-ray”.
Nuk shikoj disa programe.
Hap CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Të përgjithshme Kanalet Sintonizimi i kanaleve (Sintonizimi i programeve dhe cilësimet) Sintonizimi automatik.
Nëse përdor dekoder, këshillohu me furnitorin përkatës.
Figura del e prerë.
Shko te CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Figura dhe ndrysho Raporti i pamjes.
Kur përdor një pajisje të jashtme (dekodues, konsolë lojërash etj.), kontrollo cilësimet e madhësisë së ekranit në menynë e cilësimeve të pajisjes.
Ekrani dridhet pas shfaqjes së përkohshme të vijave vertikale/horizontale dhe motiveve në formë rrjete.
Celularët, tharëset e flokëve, trapanot elektrike etj. duhet të futen në priza të ndryshme. Mund të ketë problem nga pajisjet elektronike me frekuencë të lartë, si p.sh. ndonjë televizor tjetër apo nga burimet e fuqishme elektromagnetike në afërsi.
Çdo kanal ka cilësi të ndryshme figure.
Në varësi të llojit të videove të ofruara nga transmetuesit, kanalet mund të kenë cilësi të ndryshme të figurës.
Nëse përdor dekoder, këshillohu me furnitorin përkatës.
Cilësia e figurës dallon nga ato që shihen në dyqan.
Në varësi të llojit të videove të ofruara nga transmetuesit, mund të ketë dallim për sa përket cilësisë së figurës nga ato të shfaqura në dyqan.
Kanalet i transmetimit dixhital ndërpritet ose ekrani shfaqet si i thyer.
Kjo ndodh kur sinjali është i dobët ose marrja është e paqëndrueshme. Rregullo drejtimin e antenës ose kontrollo lidhjen e kabllove.
CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Të përgjithshme Kanalet Sintonizimi i kanaleve (Sintonizimi i programeve dhe cilësimet) Sintonizimi manual
Nëse sinjali është i dobët te Sintonizimi manual, kontakto stacionin e transmetimit ose zyrën e menaxhimit që të kontrollojë sinjalet.
Nëse përdor dekoder, këshillohu me furnitorin përkatës.
Kur përdoret foleja HDMI, në skajet e sipërme/poshtme/majtas/djathtas të ekranit shfaqet një vijë vertikale solide ose turbullim ngjyre.
CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Figura Raporti i pamjes Figurë e plotë
Cakto funksionin Figurë e plotë në Joaktiv.
Figurë e plotë shfaq figurën origjinale ashtu siç është. Nëse ka sinjal të dobët, anët sipër/poshtë/majtas/djathtas të ekranit mund të jenë me miza.
Nuk shoh gjë, ose figura shfaqet e zhduket tërë kohën kur përpiqem të lidh kabllon “HDMI”.
Kontrollo nëse kablloja “HDMI®” përmbush specifikimet. Mund të ketë shfaqje e zhdukje të figurës ose thjesht mungesë figure nëse kablloja “HDMI®” është problematike (e përthyer, e dëmtuar).
Sigurohu që kablloja është lidhur në rregull me folenë. Kontakti i dobët apo i lirshëm mund të shkaktojë probleme në ekran.
Nëse përdorni aparat UHD, rregulloni CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Të përgjithshme Pajisjet Cilësimet e HDMI HDMI Deep Color.
Ekrani duket shumë i zbehtë ose i errët.
CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Figura Zgjidh modalitetin
Ndërro Zgjidh modalitetin në modalitetin e dëshiruar të figurës. (Standard, E ndezur etj.)
Kjo vlen vetëm për modalitetin aktual të burimit.
CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Të përgjithshme Kujdesi për OLED Vetëkujdesi i pajisjes Kursimi i energjisë
Cakto Procesi me kursim të energjisë në Joaktiv ose Minimum.
Ndriçimi i ekranit vazhdon të ndryshojë.
CilësimetCilësimet Ikona [Të gjitha cilësimet]Ikona [Të gjitha cilësimet] Të përgjithshme Kujdesi për OLED Vetëkujdesi i pajisjes Kursimi i energjisë
Cakto Procesi me kursim të energjisë në Joaktiv ose Minimum.
Ekrani është bardhezi ose ka ngjyra të çuditshme.
Kontrollo modalitetin e burimit ose lidhjen e kabllos.
Shkoni në Zgjedhja e hyrjesZgjedhja e hyrjes për të zgjedhur burimin e lidhur.
Kur lidhesh me AV IN, kontrollo për t'u siguruar që secila kabllo të përkojë me lidhjen e ngjyrës përkatëse.
Foleja AV IN disponohet vetëm në modele të caktuara.
Videoja ULTRA HD nuk shfaqet.
Me disa kabllo HDMI, sinjalet mund të mos merren.
Ndrysho cilësimet e pajisjes së lidhur në sinjalin e mbështetur.